Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Kumbaro mbron “barazinë gjinore”: Ligji nuk ndikon në programet shkollore, nuk cenon familjen tradicionale
Ligji i ri për barazinë gjinore nuk do të ndikojë në programet shkollore apo të cënojë familjen tradicionale. Pretendimet e opozitës u sqaruan nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila gjatë një aktiviteti në Liceun Francez në Korçë, u shpreh se çdo program shkollor kalon përmes disa filtrave të cilat tregojnë qartë se akuzat nuk qëndrojnë. “Merreni lexojeni ligjin, të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset. Ndaj është e rëndësishme të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve dhe klasave, mësuesve para se të hedhim shashka sic janë përpjekur aktorë të ndryshëm, me vjen keq se dezinformimi për shkak të teknologjisë zë vend me shumë se e vërteta. E vërteta është se...