Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Humbi në të 5-ta bashkitë, Berisha: Votat na i vodhën, Rama do të qëndrojë në pushtet me dhunë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama për humbjen në 5 bashkitë e vendit. Pas mbledhjes që zhvilloi në selinë blu me krerët e degëve, Berisha deklaroi se Shqipëria ndodhet në një situatë ku “është instaluar një regjim”. Ai denoncoi gjithashtu lidhjet me grupe kriminale dhe aleatët e qeverisë, të cilët sipas tij pengojnë shqiptarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirshëm. “Jemi në një situatë ku është instaluar regjimi. U shpalos me shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimi ligjit ndërkombëtar, apo përdorimin e potencialeve të shtetit, për të grabitur votën e shqiptarëve. Shpalosi hanxharët e bandave kriminale, të aleatëve...