Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Sërish protestë për shtëpitë në Durrës, banorët që preken nga projekti TID kërkojnë ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak: Dhjetëra familje janë në situatë kritike
Kjo e martë solli tension para Bashkisë së Durrësit, ku banorë të qendrës historike të qytetit dolën sërish në protestë kundër projektit për Transformimin e Integruar të Durrësit (TID). Sipas tyre, projekti që fillimisht parashikohej si restaurues, është shndërruar në një plan që parashikon prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre. Banorët kërkuan ndërhyrjen e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se 74 familje ndodhen në një situatë kritike. “Ju na flisni për konsultime në 2021-2022, ndërsa ndryshimi i fundit të projektit është bërë në 2024, një muaj para aprovimit në KKT. Ne nuk vejmë në dyshim projektin, po procedurat dhe ndryshimet që çuan deri në prishje. Konsultim në 2021 dhe shpronësim në 2025?! Jemi shumë larg në kohë. Ky projekt ka degraduar…” shprehet Entela Koja, banore....