Berisha tregon bisedën me Donald Lu për konferencën e policisë për luftën kundër drogës: Më tha ‘ne merremi me droga të forta’

Berisha tregon bisedën me Donald Lu për konferencën e policisë për luftën kundër drogës: Më tha ‘ne merremi me droga të forta’

“Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis. Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës. Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit. E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit. Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta. Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka...