Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij
“Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij”. Kështu u shpreh në mbledhjen me krerët e degëve të PD, lideri i opozitës shqiptare. Berisha: Çfarë ka sjellë kjo? Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë. Rënien e prodhimit. Rënien e punësimit. Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria. Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë. Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi. Kjo është e vërteta për çdo shqiptar. Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë. Ne jemi të bekuar me ujë, me...