Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD-së, Berisha: Shumica e mediave anuluan me urdhër emisionet për Lubi Ballukun
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nisi sot fjalimin e tij në mbledhjen e kryetarëve të degëve të PD-së, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për narkodiktaturë. Berisha tha se Rama me qeverisjen e tij do të kontrollojë çdo pushtet. Ai u ndal te skandali me aferën e tunelit të Llogarasë, për të cilën është marrë e pandehur zv.kryeministrja Belinda Balluku. Ai tha se mbrëmë shumica e mediave morën urdhër të anulonin emisionet për Ballukun dhe Ramën me urdhër të kryeministrit. “Do t’u jap vetëm një shembull, në kulmin e skandaleve të Lubi Ballukut dhe Ramës 90% të mediave nuk japin lajme. Dje shumica e tyre anuloi emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët duhet të dëgjojnë çdo gjë tjetër por jo atë“, tha Berisha.