Shqipëria mund të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave më 17 nëntor

Shqipëria mund të hapë grupkapitullin e fundit të negociatave më 17 nëntor

Qeveria e Holandës i ka dërguar një raport zyrtar parlamentit vendas, në të cilin rekomandon hapjen e Klasterit 5 në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në dokumentin zyrtar të titulluar “Geannoteerde agenda Raad Algemene Zaken” (Agjenda e shënuar e Këshillit për Çështjet e Përgjithshme), qeveria holandeze konfirmon se në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (RAZ) pritet të zhvillohet një Konferencë Ndërqeveritare (IGC) me Shqipërinë, ku do të hapet Klasteri 5 – “Burime, bujqësi dhe kohezion”. Sipas raportit, Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e Klasterit, duke theksuar se nuk ka kushte paraprake (opening benchmarks) që Shqipëria duhet të përmbushë para hapjes. Megjithatë, do të vendosen kushte mbyllëse (closing benchmarks), të cilat lidhen me forcimin e kapaciteteve institucionale,...