“Anti-Greta Thunberg” e Gjermanisë kërkon azil në SHBA: Nuk jam e sigurt në vendin tim

“Anti-Greta Thunberg” e Gjermanisë kërkon azil në SHBA: Nuk jam e sigurt në vendin tim

Naomi Seibt, 25 vjeç, e njohur si “anti-Greta Thunberg” dhe një nga figurat më të njohura të së djathtës ekstreme gjermane, ka kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se “nuk ndihet e sigurt” në vendin e saj. Lajmi është bërë publik në një intervistë për Fox News, ku Seibt pretendon se po përballet me kërcënime për jetën nga grupe antifashiste dhe se “shërbimet sekrete gjermane e spiunojnë”. Kërkesa e saj është një rast i rrallë, pasi qytetarët e vendeve të Evropës Perëndimore rrallëherë kërkojnë azil në SHBA, e aq më pak nga Gjermania, një vend me standarde të larta demokratike. Seibt shpreson se administrata e Donald Trump do ta mbështesë kërkesën e saj. E njohur për qëndrimet kundër teorive të ndryshimeve klimatike dhe...