Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
‘Territorialja’ nis punën! Mungon PD, por jo aleatët / Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe për dëgjesa
Komisioni i posaçëm për reformën territoriale ka nisur këtë të martë nga puna me seancën e konstituimit, ku ra në sy mungesa e anëtarëve të Partisë Demokratike. Mbledhja e parë u drejtua nga bashkëkryetari i PS, Arbian Mazniku. Mazniku në nisje të mbledhjes tha se fokusi i komisionit duhet të jetë tek gjetja e modeleve apo mekanizmave që qytetarët shqiptarë të çdo bashkie të kenë akses në shërbime. “Një kërkesë që do vinte për mbledhjen e radhës është që në dy ose tre faza të diskutimeve publike, unë besoj që do të ishte e udhës që anëtarë të komisionit, jo të gjithë, por në grupe dyshe e treshe, të kemi mundësinë të lëvizim në territor dhe të bëjmë dëgjesa drejtpërdrejt vetë, në zona të ndryshme, me...