Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Berisha: Rama më arrestoi mua dhe Metën, tani i është qepur liderit të madh Mediu! E ka patur babain xhelat, prandaj…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një mbledhje në selinë blu këtë të martë, më 11 nëntor, me kryetarët e degëve. Në fjalën e tij, Berisha u ndal në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Berisha denoncoi situatën politike dhe shprehu shqetësime për procesin zgjedhor dhe përdorimin e resurseve shtetërore nga ana e Partisë Socialiste në pushtet. “Ne mblidhemi në këtë takim, në një situatë të paprecedentë, në 33 vite të pluralizmit politik në Shqipëri, në një situatë ku regjimi apo diktatura autoritare e instaluar shpalosi me gjithë shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve, shpalosi me gjithë fuqinë e tij dhunimin në qindra e mijëra herë të ligjit elektoral shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta....