Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
SHBA/Senati zhbllokon qeverinë, disa demokratë bashkojnë votat me republikanët
Me 60 vota pro dhe 40 kundër është miratuar projektligji nga senati amerikan që mund t’i japë fund brenda disa ditësh mbylljes së qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Pothuajse të gjithë republikanët si dhe tetë demokratë, të cilët janë ndarë nga partia kanë miratuar dokumentin. Demokratët u përpoqën të lidhnin financimin e qeverisë me subvencionet shëndetësore që skadojnë në fund të vitit, por pa sukses. Marrëveshja parashikon që Qeveria të financohet deri në fund të janarit. Dokumenti tani i shkon Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet nga republikanët, ku Kryetari Mike Johnson ka deklaruar se synon ta miratojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe ta dërgojë te Trump për nënshkrim. Marrëveshja është arritur në fundjavë, pasi disa demokratë u janë bashkuar republikanëve...