Pjesëmarrja në një takim me bashkiakët e majtë, Qosja: Qëllimi – Diskutimi i problemeve që lidhen me pushtetin vendor

Pjesëmarrja në një takim me bashkiakët e majtë, Qosja: Qëllimi – Diskutimi i problemeve që lidhen me pushtetin vendor

Presidenti i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë dhe njëkohësisht kreu i Bashkisë Kavajë ka reaguar me një deklaratë shtypi ku shpjegon prezencën e tij në Asamblenë e mbajtur më 20 shtator. “Dëshiroj të sqaroj publikisht disa informacione të përhapura në disa media dhe rrjete sociale, që lidhen me bashkëpunimin me Shoqatën Kombëtare të Bashkive, ku aderojnë kolegët e mbështetur nga Partia Socialiste dhe partitë e mazhorancës”, thuhet në njoftim. “Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat që lidhen me pushtetin vendor në Shqipëri”, sqaron Qosja, duke shtura që, “përtej këtij bashkëpunimi korrekt dhe institucional, nuk ka ndodhur asnjë bashkim apo përfshirje në strukturat e njëra-tjetrës”. Njoftim për Shtyp Në cilësinë e Presidentit të Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, si dhe...