SHBA i vendos ultimatum Turqisë: Ndalo blerjen e gazit rus

SHBA i vendos ultimatum Turqisë: Ndalo blerjen e gazit rus

SHBA-të ushtrojnë presion ndaj Turqisë për t’i dhënë fund importimeve të energjisë ruse, duke e rikthyer në qendër të vëmendjes rolin e neutraliteti që luan Ankaraja që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Gjatë takimit të djeshëm të nënkryetarit të SHBA-së JD Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio me kreun e diplomacisë turke Hakan Fidan, dy zyrtarët amerikanë “theksuan thirrjen e presidentit Trump drejtuar të gjithë aleatëve të NATO-s për të ndalur blerjet e energjisë ruse, në mënyrë që të kontribuojnë në ndërprerjen e luftës së vazhdueshme në Ukrainë”, siç thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. Turqia është importuesi i tretë më i madh i naftës së papërpunuar ruse pas Kinës dhe Indisë, ndërsa importon sasi të mëdha gazi natyror rus. Bashkëpunimi...