“Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

“Përderisa votuan pro, legena janë”, banorët e Çërravës sërish në protestë, kërkojnë lirimin e Kevin Muçollarit

KEVI MUCOLLARI POGRADEC- Banorët e Çërravës kanë protestuar sërish sot, kundër arrestimit të Kevin Muçollarit, që u vu në pranga pas incidentit të ndodhur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Sipas banorëve, ngjarja është pasojë e një provokimi gjatë mbledhjes, ku u diskutua çështja e tokave të fshatit Çërravë. Ata e konsiderojnë reagimin e këshilltarit bashkiak të padrejtë dhe theksojnë se incidenti nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte pasur provokim. Protestuesit shprehen se Muçollari ka vepruar në mbrojtje të interesave të banorëve dhe se arrestimi i tij është i padrejtë e me prapavijë politike. Sipas tyre, qëllimi i protestës është jo vetëm lirimi i tij, por edhe mbrojtja e tokave të fshatit nga projektet për vendosjen e paneleve diellore, të cilat, sipas...