Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Përplasja me banorët e Çërravës, Bashkia e Pogradecit: I dëgjuam, hoqëm pjesën e kullotave. Kemi të drejtë ligjore mbi tokat
bashkia pogradec POGRADEC- Bashkia e Pogradecit ka reaguar mbi incidentin e ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Këshillit Bashkiak, ku banorët e Çërravës kundërshtuan dhënien me qera të tokave shtetërore për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. Në njoftimin e Bashkisë thuhet se banorët janë dëgjuar dhe kanë qenë pjesë e konsultimeve publike, e madje shqetësimet e tyre janë reflektuar, duke hequr pjesën e kullotave nga plani për dhënien e këtyre hapësirave me qera. “Banorët kërkuan rishikimin e sipërfaqes, duke hequr nga harta zonat me status kullotë, të cilat shfrytëzohen për blegtorinë e fshatit. Kjo kërkesë u pranua, dhe sipërfaqja u reduktua nga 65 hektarë 8459 m2 në 34 hektarë e 6660 m², sipërfaqe e cila ka statusin pemtore. Ky version i rishikuar i projektit u...