Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Siria rihap ambasadën në Uashington
Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do t’i lejonte qeverisë de facto siriane të rihapë ambasadën e saj në Uashington, pas vizitës së Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah dhe takimit të tij në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump. “Shtetet e Bashkuara po i lejojnë Sirisë të rifillojë aktivitetet e ambasadës së saj në Uashington me qëllim forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit, sigurisë dhe ekonomisë”, tha një zyrtar i administratës Trump, i cili foli në kushte anonimiteti. Siria po ashtu do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-xhihadist të udhëhequr nga SHBA-të kundër Shtetit Islamik, tha një zyrtar amerikan të hënën, duke folur në kushte anonimiteti, mes një vizite të Presidentit të përkohshëm sirian Ahmed al-Sarrah në Uashington dhe takimit të tij me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë....