Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Balliu: Kemi policë me skafe 200 mijë euro dhe heshtje për kartelet
Akuza të forta janë lëshuar në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Brendshme në parlament lidhur me lidhjet e krimit me strukturat e shtetit, duke vënë në pah një realitet të dyfishtë brenda Policisë së Shtetit. Sipas deputetit të Partisë Demokratike Klevis Balliu, “ekziston një dallim i thellë mes efektivëve: nga njëra anë është policit që me pagën e tij nuk arrin të paguajë qiranë e banesës, dhe nga ana tjetër, një koleg i tij me të njëjtin post dhe pagë, zotëron një skaf me vlerë 200 mijë euro”. “Ky kontrast, sipas tij, buron nga një zgjedhje themelore: të jesh ‘polic i shtetit’ apo ‘polic i pushtetit’”. Duke folur për luftën ndaj krimit të organizuar, ai e cilësoi si të papërfillshme shifrën prej 60 milionë...