Koalicioni pro familjes dhe jetës takim në Presidencë, i kërkojnë Begajt që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore

Koalicioni pro familjes dhe jetës takim në Presidencë, i kërkojnë Begajt që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore

AKIL PANO TIRANË- Sot, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës kanë shkuar në Presidencë, duke i kërkuar Bajram Begajt që të mos dekretojë ligjin për Barazinë Gjinore, që kaloi në Kuvend me votat e socialistëve. Pastori Akil Pano ka qenë në ambientet e presidencës, ndërkohë që një përfaqësi e koalicionit ka protestuar në ambientet e jashtme. Në fjalën e tij për mediat, Pano e cilësoi ligjin si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht. Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një...