Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

Konferenca për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën shkencore të organizuar me rastin e 100-vjetorit të krijimit të bankës qendrore, ku pjesë ishte dhe kryeministri Edi Rama. Sejko prezantoi edhe një monedhë të re simbolike, të prodhuar me rastin e 100 vjetorit. Gjatë fjalës së tij, Sejko theksoi rëndësinë e këtij jubileu si një moment për të reflektuar mbi përpjekjet e punonjësve të Bankës së Shqipërisë dhe arritjet e saj gjatë një shekulli. Ai kujtoi vizionin e rilindasit Sami Frashëri për krijimin e institucioneve të afta që mbrojnë sovranitetin ekonomik, dhe theksoi sukseset e BSH-së në zhvillimin e tregjeve financiare, rritjen e besimit në monedhën vendase dhe përmirësimin e standardeve ekonomike të vendit. “Për kremtimin e përvjetorit njëshekullor të bankingut qendror shqiptar,...