Dy ndeshje pa shënuar gol, shqetësohet Real Madridi. “Varësia” nga Mbappé alarmon Xabi Alonso

Dy ndeshje pa shënuar gol, shqetësohet Real Madridi. “Varësia” nga Mbappé alarmon Xabi Alonso

11 Nëntor 2025 11:01 Alfred Lleshi Real Madridi ka luajtur dy ndeshje radhazi pa shënuar gol, duke evidentuar varësinë e theksuar nga Kylian Mbappé. Sulmuesi francez ka realizuar 18 nga 34 golat sezonalë (52.9%) dhe është bërë barometri ofensiv i ekipit. Pa të, Reali nuk gjen dot zgjidhje. Ndaj Liverpool dhe Rayo Vallecano nuk shënuan asnjë gol, mungoi sulmi efektiv, me “expected goals” 0.45 në “Anfield” dhe 0.8 në Vallecas. Alternativat kanë munguar; Gonzalo dhe Endrick kanë pak minuta. Më konkretisht; Gonzalo ka vetëm 108 minuta në sezon (7.5%), ndërsa Endrick vetëm 11 minuta në 11 ndeshje. Reali u bazua shumë te krosimet (21 ndaj Vallecas, vetëm tre gjetën një shok skuadre), duke humbur referencat ajrore që dikur siguronte Joselu. Pa Mbappé, skuadra bëhet e...