Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Drejtoresha e FMN: Shqipëria, mes vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë
Një urim me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë erdhi edhe nga Kristalina Georgieva, Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo tha se ky përvjetor nuk është thjesht një rast për të festuar jetëgjatësinë e Bankës së Shqipërisë, por gjithashtu një testament i qëndrueshmërisë së institucionit dhe vizionit të tij. Georgieva theksoi se ndër vite, banka qendrore në Shqipëri ka pasqyruar evoluimin e vetë shtetit shqiptar. Ajo u shpreh se vendi është përballur me goditje ekonomike, ndryshime politike dhe ndikime të zhvillimeve globale. Por sot, Shqipëria ndodhet mes shteteve me rritjen ekonomike më të shpejtë në europë dhe një rol kyç në këtë e ka pasur Banka e Shqipërisë. “Sot Shqipëria renditet midis vendeve me rritjen ekonomike më të shpejtë në Europë. Bravo!...