Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Luxemburgo kritikon Neymar: Një lider i vërtetë udhëheq me shembull, ai vetëm qahet dhe ankohet
11 Nëntor 2025 11:14 Alfred Lleshi Rikthimi i Neymar me Santosin ka shkaktuar polemika në Brazil. Gjatë humbjes 3-2 ndaj Flamengos, sulmuesi, titullar për herë të parë pas dy muajsh, u tregua nervoz, mori karton të verdhë për protesta dhe kritikoi gjyqtarin në pushimin mes dy pjesëve. Ai u irritua me shokët e skuadrës, përshkoi gjithë fushën për të ekzekutuar një goditje dënimi dhe reagoi keq ndaj zëvendësimit, duke u larguar nga fusha pa u ulur në stol. Kritikat nuk vonuan. Opinionisti Neto e akuzoi Neymar se mund ta tërheqë Santosin drejt rënies në Serie B. Kritika më e rëndësishme erdhi nga Vanderlei Luxemburgo, ish-trajneri i Real Madridit dhe Brazilit: “Një lider i vërtetë nuk motivon vetëm me fjalë, por me veprime. Neymar duhet të tregojë...