NEO/ Roboti që do t’ju ndihmojë të lani dhe të pastroni në shtëpi

NEO/ Roboti që do t’ju ndihmojë të lani dhe të pastroni në shtëpi

Roboti humanoid NEO, i krijuar nga kompania amerikane 1X me seli në Palo Alto, po cilësohet si shpikja më e madhe e shekullit XXI. Ai kushton 20 mijë dollarë për t’u blerë ose mund të merret me abonim mujor prej 499 dollarësh. Me peshë 30 kilogramë dhe gjatësi 1.68 metra, NEO është i aftë të mbajë ngarkesa deri në 25 kilogramë. I pajisur me teknologji Nvidia, NEO ka bateri që zgjat katër orë, kamera fish-eye për shikim të gjerë dhe altoparlantë për komunikim. Ai kryen detyra bazë si pastrimi, larja e rrobave dhe sistemimi i sendeve. Për funksione të reja, roboti mund të trajnohet nga ekspertët e kompanisë përmes seancave të posaçme. Përveç ndihmës praktike, NEO mund të shërbejë edhe si asistent personal inteligjent. Ai...