Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Afera “Partizani” makthi i Berishës dhe Malltezit, GJKKO rrëzon kërkesat e kreut të PD dhe dhëndrit të tij,…
Në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) u mbajt seanca e radhës gjyqësore për aferën Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerët. Në këtë seancë, prokurorja e SPAK Enkeleda Millonai lexoi kërkesën për gjykim të çështjes me akuzat respektive për të pandehurit, ndërsa i pranishëm ishte edhe prokurori Arben Kraja. Ndërkohë, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Berishës dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe në prova. Bëhet fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka, e cila prej kohësh është nën sulmet e ish-kryeministrit Berisha. Trupa gjykuese ka theksuar gjithashtu...