U shpall fajtor për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shfuqizoni vendimin

U shpall fajtor për ngacmim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, Trump i drejtohet Gjykatës së Lartë: Shfuqizoni vendimin

Presidenti amerikan Donald Trump i është drejtuar Gjykatës së Lartë të SHBA për të anuluar vendimin e gjykatave më të ulëta që e shpallën fajtor për abuzim seksual dhe shpifje ndaj gazetares E. Jean Carroll, dhe që e detyruan të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim. Në apelimin e bërë të hënën, Trump pretendon se gjykatësi Lewis Kaplan bëri “gabime serioze” gjatë procesit gjyqësor, duke lejuar dëshmitë e dy grave të tjera që e akuzuan për sulme seksuale në të kaluarën dhe publikimin e famshëm të videos “Access Hollywood”, ku Trump dëgjohet të thotë se i “kap dhe i puth gratë” pa pëlqimin e tyre. Trump e akuzon Carroll për shpifje, duke theksuar se ajo “nuk solli asnjë provë, dëshmitar apo raport policor” dhe se “priti...