U rikthye në krye të bashkisë me vendim të Kushtetueses, Veliaj urdhër nga burgu: Nisni zbukurimin e Tiranës

U rikthye në krye të bashkisë me vendim të Kushtetueses, Veliaj urdhër nga burgu: Nisni zbukurimin e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili me vendim të Gjykatës Kushtetuese, u rikthye në krye të bashkisë më të madhe në vend, ka firmosur nga qelia urdhrin e parë. Veliaj ka kërkuar nisjen të përgatitjeve për festat e fundvitit në Tiranë. “Në kuadër të afrimit të festave të fundvitit, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve të marrë masat dhe të nisë menjëherë përgatitjet për dekorimin dhe vendosjen e zbukurimeve dhe ndriçimeve dekorative në hapësirat publike, sheshet dhe rrugët kryesore të qytetit të Tiranës, duke respektuar standardet e larta të sigurisë, si edhe kriteret teknike dhe estetike të miratuara për të qëllim. Po kështu, në mbështetje të vendimit nr. 420, datë 08.06.2006 të Këshillit të Ministrave ” Për miratimin e ceremonialit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë”,...