Salianji i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e vendimit duke e konsideruar të papajtueshëm

Salianji i drejtohet Kushtetueses, kërkon shfuqizimin e vendimit duke e konsideruar të papajtueshëm

Ervin Salianji i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për vendimet që janë marrë ndaj tij. Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, ai ka kërkuar shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të gjykatave të ulëta, teksa i ka konsideruar të papajtueshëm. Për këtë ai i është drejtuar Kushtetueses, teksa ish-deputeti i PD, zbatoi vendimin e GJKKO për t’u paraqitur për herë të fundit më 26 shtator, në zbatim të masës së shërbimit të provës. Në një deklaratë për mediat asokohe ai paralajmëroi se beteja e tij me drejtësinë do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese. Top Channel