Serbia “buzë humnerës”, rënia e qeverisë është vetëm çështje kohe, pse Vuçiç mund ta lërë vendin të zhytur në borxhe

Serbia “buzë humnerës”, rënia e qeverisë është vetëm çështje kohe, pse Vuçiç mund ta lërë vendin të zhytur në borxhe

Marsela SHYTIA Ish-rektorja e Universitetit të Beogradit, profesoresha në pension Ivanka Popoviç, deklaroi se partia në pushtet në Serbi, SNS, është dobësuar ndjeshëm dhe se rënia e kësaj qeverie është vetëm çështje kohe. Ajo theksoi se pushteti aktual ka humbur aftësinë për të menaxhuar shoqërinë dhe nuk është i gatshëm për dialog apo kompromis. “Kjo është një periudhë e trishtueshme e historisë sonë, që do të mbahet mend si një kohë e errët e ekzistencës serbe”, u shpreh Popoviç në emisionin Kvaka 23. Sipas saj, qytetarët që u mblodhën në protestat e Novi Sadit më 1 nëntor treguan vendosmëri për të vazhduar rezistencën, por për ndryshim real nevojitet më shumë angazhim qytetar dhe bashkim përtej ndasive politike. Vuçiç buzë humnerës Politologu Zoran Lutovac pajtohet me...