Dosja Balluku-Berberi zgjerohet me prova të reja, zbulohet një tjetër aferë me tunelin e Llogarasë, SPAK gjen fakte…

Dosja Balluku-Berberi zgjerohet me prova të reja, zbulohet një tjetër aferë me tunelin e Llogarasë, SPAK gjen fakte…

Pas një inspektimi në kantier në korrik të vitit 2022, përfaqësuesi grek i kompanisë mbikëqyrëse të punimeve në tunelin e Llogarasë mbeti i shokuar. Ai i shkroi i alarmuar kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi se punët po shkonin përditë e më keq me projektin. “Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…” i shkroi Ioannis Kirkinezis, përfaqësues i kompanisë “Hill International NV”, Berberit. Hetimi i Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi, tregon se tensioni erdhi në rritje në muajt që pasuan. Në shumë episode të përshkruara në dosjen e siguruar nga Birn, Kirkinezis ankohet për cilësinë...