Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
100-vjetori i Bankës së Shqipërisë, Lagarde: Është përballur me sfida, por ka ruajtur stabilitetin financiar
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka dërguar një video-mesazh urimi me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë. Ajo kujtoi rolin e Bankës së Shqipërisë në fillimin e viteve ’90 kur vendi dilte nga sistemi komunist. “Ngjarjet e rëndësishme të shekullit XX nga luftërat botërore deri te vendosja e komunizmit të gjitha përfshijnë Shqipërinë dhe institucionet e saj. Një nga ndryshimet më të thella për bankën qendrore erdhi me tranzicionin e trazuar drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut në fillim të viteve ’92 gjatë të cilit inflacioni u rrit shumë shpejt duke tejkaluar 200% në vitin 1992. Banka qendrore u përball me një nga sfidat më të mëdha, rivendosja e stabilitetit monetar dhe eci para duke u përballur drejtpërdrejt me atë sfidë duke...