Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Arteta i bindur: Granit Xhaka ka cilësitë për të pasur sukses si trajner, por ka ende për të dhënë si lojtar
Mikel Arteta thotë se është i bindur se ish-kapiteni i Arsenal, Granit Xhaka, ka cilësitë që duhen për t’u bërë një “trajner i shkëlqyer” në të ardhmen. Megjithatë, trajneri spanjoll pranon se mesfushori aktual i Sunderland është ende larg fundit të karrierës së tij si futbollist. Që kur iu bashkua Sunderland në korrik të kësaj vere, pas dy vitesh në Bayer Leverkusen, Xhaka ka luajtur çdo minutë këtë sezon me ekipin e tij të ri. Arteta, i cili miratoi largimin e Xhakës pas shtatë sezonesh në Arsenal në vitin 2023, foli ngrohtësisht për ish-lojtarin e tij. Arteta e kishte Granit Xhakën kundërshtar fundjavën e kaluar në barazimin 2-2 mes dy skuadrave në Premier League. Trajneri i “topçinjve” tha se mesfushori filloi karrierën e tij si...