A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

A është BE-ja gati të pranojë anëtarë të rinj?

Dy gjëra janë shumë të qarta pas publikimit të Raportit vjetor të Progresit nga Komisioni Evropian më 4 nëntor. Ekzekutivi i Bashkimit Evropian është shumë serioz për pranimin e anëtarëve të rinj deri në mbarim të mandatit pesëvjeçar, në fund të vitit 2029. Dhe tashmë i ka identifikuar kandidatët: Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Ky është raporti i parë që e ka publikuar përbërja e re e Komisionit prej kur e ka nisur punën në fund të vitit të kaluar. Si zakonisht, në dokument përmendet përparimi – ose mungesa e tij – në 10 vendet që e synojnë BE-në: Kosovë, Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi, Turqi, Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë. Mirëpo, duket se raportet e këtij viti kanë pasur...