Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
E rëndë në Maliq/ 45-vjeçari gjendet i pajetë, bluza i ngeci tek kangjellat dhe…
Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar. Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij. Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Shërbimet e Policisë së Maliqit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.