‘Mua më thua legen’! Tokat me qera jepen për panele diellore- Arrestim dhe protestë- Si u kthye Këshilli Bashkiak në ‘arenë boksi’

‘Mua më thua legen’! Tokat me qera jepen për panele diellore- Arrestim dhe protestë- Si u kthye Këshilli Bashkiak në ‘arenë boksi’

PAMJE NGA VENDNGJARJA POGRADEC-'Grushta dhe shkelma'-kjo ishte skena e mbledhjes së ditës së djeshme në Këshillin Bashkiak në Pogradec. Ajo që duhej të ishte një takim zyrtar me vendime u kthye në një arenë boksi! Por si arriti situata në përplasje fizike? Prej disa kohësh banorët e fshatit Cërrave janë ngritur në protesta të vazhdueshme kundër dhënies me qira të sipërfaqeve kullotësore në fshatin e tyre. Ky projekt vendim i kundërshtuar nga banorët u miratua me votat e mazhorancës, 20 vota pro. Pas procedurës së votimit banorët e pranishëm në mbledhje dolën duke thënë “turp” për këshilltarët që votuan këtë projekt- vendim. Debatet në mbledhje: Qytetari: Turp të keni, legena! Anëtari i Këshillit Bashkiak: Mua më thua legen ti mo?! Legen thuaji motrës tënde në shpi, jo mua këtu! Qytetari: Të them që ç'ke me të! Anëtari i...