Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
SPAK thërret Berishën për “21 Janarin”, Ngjela: Të gjithë këtë ditë kanë pritur, u vranë 4 persona
Avokati dhe analisti politik, Spartak Ngjela, përgjatë një interviste ka komentuar lajmin se SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-Kryeministrit, Sali Berisha për të dëshmuar, lidhur me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku humbën jetën katër protestues. Ngjela e cilësoi ngjarjen e 21 Janarit si “një turp të madh kombëtar” për Shqipërinë, duke theksuar se në asnjë vend demokratik perëndimor nuk qëllohen protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë. “Ku ndodh një ngjarje e tillë në Perëndim? Ku ndodh në demokraci? Ku ndodh që të qëllosh protestuesit me automatik nga selia e kryeministrisë? Revolta popullore nuk qëllohet me plumba”, tha Ngjela. Lidhur me qëndrimin e ish-Kryeministrit për t’u paraqitur në SPAK, Ngjela ishte i prerë, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. “Nuk e...