Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

Përsëritet situata, reshjet e shiut lënë sërish pa energji elektrike Kukësin

Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Kukësit gjatë natës së kaluar kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qytetit. Banorët e zonës janë zgjuar mëngjesin e sotëm nën zhurmën e gjeneratorëve, të cilët po përdoren nga bizneset e vogla për të siguruar furnizimin me energji. Sipas banorëve, ndërprerjet e energjisë elektrike janë një problem i përsëritur, që shfaqet sa herë bie shi, për shkak të mungesës së riparimeve në rrjetin e amortizuar elektrik. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se moti i keq ka shkaktuar gjithashtu rënie gurësh dhe dherash në disa segmente rrugore rurale. Bashkia e Kukësit ka ndërhyrë me mjetet e saj për pastrimin dhe rregullimin e pjesëve të dëmtuara, me qëllim rikthimin e qarkullimit normal në këto...