Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Parashqevi Simaku nuk është mirë”, biznesmeni: Mendon se me burrin e ndau Inteligjenca Artificiale
Po bëhet thuajse 1 vit, që kur ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku u gjet rastësisht rrugëve të New York-ut në një gjendje të mjerueshme, e pastrehë dhe që rronte vetëm me ndihma vullnetare. Në studion e Opinion, biznesmeni Elton Ilirjani i cili është kujdesur vazhdimisht për të thotë se “këngëtarja e madhe nuk është mirë emocionalisht dhe nga ana psikologjike”. Sipas tij, Simaku nuk beson se është divorcuar ndonjëherë, duke ia atribuar Inteligjencës Artificiale fundin e martesës së saj me Robert Nofle, me të cilin ka një djalë. “Ajo nuk është mirë me jetën e saj sociale, nuk takohet më me të birin. Janë takuar vetëm një herë kur keni parë videot në televizion në janar të këtij viti. Kanë bërë tre ose katër telefonata dhe i biri...