Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mitaj: Kombëtarja ndaj Andorrës do të bëjë kujdes, shpresojmë të kapim Botërorin
Adriatik BALLA Kuqezinjtë janë gati të zbresin në fushë për të marrë maksimumin në duelin delikat me Andorrën që është përcaktues për objektivin “play-off”. Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën. “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj....