Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Lisandër Hoxha: PD të pastrohet nga sorosistët dhe ata që marrin tendera
Lisandër Hoxha, anëtar i Këshillit të Partisë Demokratike, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme vendore dhe dështimin e kandidatëve të mbështetur nga opozita. Ai theksoi se askush në PD nuk duhet të financohet nga Sorosi ose të përfitojë tendera publikë. “Partia Demokratike vuan sot për disa shtylla ekzistencialiste. Në PD ka një shtresëzim elementësh të ndryshëm politikë. Ka demokratë si unë dhe Dorian Teliti, ka ish-funksionarë të lartë që kanë edhe ngarkesa negative në opinionin publik, edhe pozitive sepse ka njerëz që u vlerësohet puna… dhe gjithë kjo gamë karakteresh të ndryshme brenda PD-së nuk ka gjetur linjën e vet në opozitë se si të manifestojë më të mirën e vet dhe të qarkullojë elitat”, tha Hoxha në “A2 CNN”. Sipas tij, duhet të qarkulloheshin elitat...