Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasditja me kthjellime

Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasditja me kthjellime

Ditën e sotme (11 nëntor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Paradite pritet mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme që do të prekin pjesën më të madhe të vendit, kryesisht me intensitet të ulët dhe lokalisht në zonën qendrore deri mesatar. Pas orëve të mëngjesit, vranësirat do të vijnë gradualisht në pakësim, ndërsa në orët e pasdites pritet mot me kthjellime dhe vranësira të pakta. Reshjet e shiut do të mbeten prezente deri në mesditë në qendër dhe jug të vendit, për t’u lokalizuar më pas vetëm përgjatë relieveve malore. Në mbrëmje reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin. Era – Do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat bregdetare...