Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Kemi prova të tjera për 21 Janarin”, avokati: Berisha dhe Basha mund të përballen me burg të përjetshëm
Avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Ora e Fundit” në ABC News se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, mbajnë përgjegjësi penale për ngjarjet e “21 Janarit”, që çuan në vdekjen e katër protestuesve. Beqiri e cilësoi ngjarjen si “krim çnjerëzor” dhe tha se kallëzimi penal ndaj tyre është nisur nga SPAK-u mbi bazën e provave që avokati dhe bashkëpunëtorët e tij kanë depozituar. Sipas Beqirit, provat janë të pakontestueshme dhe përfshijnë dokumente dhe dëshmitarë që do të dorëzohen në kohën e duhur. Ai paralajmëroi gjithashtu se Basha mund të përballet me akuzat për bashkëpunim në vrasje, që mund të sjellin dënim deri në burgim të përjetshëm. “Kam thënë që Berisha do të marrë burgun e përjetshëm për ‘21 Janarin’. Është një krim...