Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Çfarë është ‘shutdown’-i dhe pse ka paralizuar fluturimet e shumë shërbime në SHBA
Mijëra fluturime janë anuluar në rreth 40 aeroporte në Shtetet e Bashkuara, pasi mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror po godet direkt sigurinë në qiell. Arsyeja? Shutdown-i, bllokimi i funksionimit normal të administratës federale për shkak të mungesës së financimit. Shumë kontrollorë po paraqiten të sëmurë, pasi prej më shumë se një muaji punojnë pa u paguar. Autoritetet po paralajmërojnë se qeveria mund t’i detyrojë kompanitë ajrore të ulin deri në 20% numrin e fluturimeve, për të ruajtur standardet minimale të sigurisë. Çfarë është shutdown-i? Fjala shutdown do të thotë fjalë për fjalë “mbyllje”. Në politikën amerikane, ajo përdoret për të përshkruar bllokimin e aktiviteteve të administratës federale për mungesë buxheti. Nuk bëhet fjalë që shteti të mos ketë para, por që këto para nuk...