Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Trungu Ilir – Nga Sabri Hamiti
Sabri HAMITI TRUNGU ILIR Rri i verbuar nën Dhé në Mes-Dheun plakPi ujin e zi të rrjedhës në qivurKur shtrydh dorë e huaj a del gjakNga zemra e fundosur gurëzuar në gurDetet e llahtarshëm a i bashkon urëApo fjalët e dashjes shprishen në jehonëRri strukur rri dru nuk flet rri gurNë vitet e reja ndër shekujt e vonëRrënjët nën dhé rjepin lëkurën një këmbonëPrish gjumin e rëndë në tokë e qiellDegët lidhin kurorë si thikë si këmbonëSe pijnë ujin tjetër i nxen tjetër diellNis këngën e vajin e klith mallshëm me fyellO valë e tmerrshme o ujë turbull o detE shpie zërin e tretur rrugës nëpër pyllNë udhën e bashkimit nisu o vij vetëKy shurdhim i moçëm veshët po m’i vretNisur në dhenë e njohjes...