Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Shqipëria, një nga korridoret kryesore të kontrabandës në Evropë

Vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten korridore të rëndësishme në Evropë për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore, si dhe kontrabandën e migrantëve, thotë Indeksi i Krimit të Organizuar i vitit 2025, i prodhuar nga një OJQ kundër korrupsionit. Pavarësisht të gjitha dallimeve të tyre politike dhe ekonomike, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndajnë një sërë dobësish që i bëjnë ato një mjedis të favorshëm për krimin e organizuar, sipas Indeksit të Krimit të Organizuar 2025 të publikuar të hënën. Raporti, i prodhuar nga OJQ-ja Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional me seli në Gjenevë , thotë se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor veprojnë në mënyra të ndryshme si pika burimi, tranziti dhe destinacioni për trafikimin dhe kontrabandën e qenieve...