Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Panik në Milano, 25-vjeçari sulmon grupin me turistë hebrenj në stacionin e trenit
Një 25-vjeçar pakistanez u arrestua këtë pasdite nga Policia Hekurudhore në Stacionin Qendror të Milanos. Ai akuzohet për sulm me motive racore, etnike dhe fetare. Sipas hetimeve, i riu dyshohet se sulmoi një grup qytetarësh hebrenj amerikanë që po prisnin një tren. Gjatë sulmit, njëri prej burrave u godit me grushte dhe shqelma, duke pësuar plagë në kokë. Reagimi i shpejtë i policisë dhe i oficerëve ndihmoi në ndalimin e autorit. Disa pasagjerë u përpoqën të ndërhynin dhe t’i ofronin strehim viktimës. Nga kamerat e sigurisë u konfirmua se autori filloi të shante grupin dhe më pas i goditi fizikisht, duke shkaktuar lëndime që kërkuan kujdes mjekësor në spital, ku viktima u shtrua me kod jeshil. 25-vjeçari, i cili sapo kishte mbërritur në Milano me...