Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
EMRI / Plagosje me thikë në Vlorë, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një personi në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Rreth orës 20:00, Bledar Skenderaj, 30 vjeç, u godit me një mjet prerës dhe ndodhet aktualisht në spital, në gjendje kritike për jetën. Policia bën me dije se shërbimet e saj kanë identifikuar dhe shoqëruar personat e dyshuar që morën pjesë në incident në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. Policia nga ana tjetër po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në plagosjen e 30-vjeçarit.