Vdes në aksident milioneri i kriptomonedhave

Vdes në aksident milioneri i kriptomonedhave

Milioneri i kriptomonedhave ruse Aleksey Dolgikh ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik që ndodhi në orët e para të mëngjesit, sipas mediave ruse. Lamborghini Urus-i që ai drejtonte doli nga rruga, për shkak të shpejtësisë së lartë, u përplas me barrierat dhe më pas u përmbys, duke marrë flakë. Nga katër personat në makinë, dy humbën jetën në vendngjarje, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë. Autoritetet dyshojnë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe kushtet e rrugës. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, automjeti luksoz u dogj plotësisht. Policia e Moskës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa shkaku i vdekjes së Dolgikh pritet të përcaktohet nga autopsia. Aleksey Dolgikh, rreth 35 vjeç, ishte një nga emrat më të...