Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Gjin Gjoni paralajmëron: Mund të futemi në grevë urie, PD të ngujohet në Kuvend
Gjin Gjoni, deputet i Partisë Demokratike, në një lidhje direkte me studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se kjo parti duhet të radikalizohet duke ndërmarrë hapa të tillë si ngujimi në Parlament ose grevën e urisë. “Elementët që kanë dalë në raportin e OSBE/ODIHR-it duhet të sanksionohen menjëherë. Nuk është e lehtë sepse kërkohet konsensusi edhe i mazhorancës dhe mazhoranca nuk ta jep konsensusin. Heqja e koalicioneve parazgjedhore krijoi një defekt shumë të madh te opozita, e cila humbi disa mandate. Partia Socialiste, pavarësisht këmbënguljes së PD-së, nuk ka pranuar ndryshimet dhe ka pranuar vetëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Partia Demokratike duhet të radikalizohet. Parlamenti nuk mund të vazhdojë dhe ne të jemi fasadë sepse neve kemi marrë një kosto...