Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Java historike e Kombëtares/ Gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit në grup
Kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon këtë javë që të shkruajë historinë me kualifikimin për herë të parë në play-off të Kupës së Botës. Gjithçka varet nga dy ndeshjet e fundit në grup, e ndoshta jo vetëm nga rezultatet e kuqezinjve. Anglia është e kualifikuar në Botëror në mënyrë direkte, si e para e grupit ndaj në lojë mbetet vetëm vendi i dytë. Shqipëria luan ndeshjen e parë të saj të enjten ndaj Andorrës dhe paralelisht, në “Uembli” është Anglia e cila përballet me Serbinë, ndaj të cilës kuqezinjtë kanë avantazhin e një pike. Një fitore ndaj Andorrës e kombinuar me “ndihmën” nga Anglia duke mundur Serbinë, bën që Shqipëria të shkojë automatikisht në play-off që me ndeshjet e të enjtes dhe ta bëjë thjesht festë...