Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Sherr mes disa personave në Vlorë, plagoset 30-vjeçari
Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen “24 Maji” të Vlorës. Si pasojë ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës një 30-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka identifikuar dhe shoqëruar autorët e dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë. “Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë....